Parashikim shqetësues: Korona nuk do të zhduket kaq shpejtë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95578-parashikim_shqetësues_korona_nuk_do_të_zhduket_kaq_shpejtë
Shkencëtarët gjerman kanë parashikuar se përhapja universale e llojit të ri të virusit Korona në botë do të vazhdojë të paktën për dy vjet.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 18, 2020 10:47 Europe/Tirane
  • Parashikim shqetësues: Korona nuk do të zhduket kaq shpejtë

Shkencëtarët gjerman kanë parashikuar se përhapja universale e llojit të ri të virusit Korona në botë do të vazhdojë të paktën për dy vjet.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se shkencëtarët gjerman të institutit federal për studimin e sëmundjeve infektuese “Robert Kach” besojnë se epidemia universale e virusit Korona të paktën edhe për dy vite të tjera do të vazhdojë të përhapet në botë dhe kjo është për shkak se përhapja e virusit Korona është në formë të valëve.

Robert Koch Lutar Wiler, shefi i institutit Robert Koch, deklaroi: “Kjo sëmundje epidemike përhapet në formë të valëve. Këtë e dimë saktësisht. Mirëpo sa është shpejtësia e përhapjes së këtyre valëve? Dhe në çfarë kohe kjo sëmundje epidemike do ta infektojë deri në 60-70% të popullatës së botës? Kjo mund të zgjasë shumë vite. Ne besojmë se kjo periudhë do të vazhdojë për dy vjet. Sa më shpejtë që të prodhohet vaksina, aq më shpejtë do të kufizohet kjo sëmundje epidemike. Mirëpo edhe nëse do të prodhohet vaksina, kjo nuk do të thotë se mund të vaksionohen të gjithë njerëzit dhe kjo varët nga numri i vaksinave që do të prodhohen”.