Kur mund të futet në treg vaksina për virusin Korona?
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95579-kur_mund_të_futet_në_treg_vaksina_për_virusin_korona
Gazeta “The Guardian” në një raport të saj ka shkruar zbulimi dhe prodhimi i vaksionës kundër virusit Korona ashtu si vaksinat e tjera ka nevojë për kohë më të gjatë dhe prezantimi i vaksinës kundër virusit Korona në treg në optimizmin më të madh do të zgjasë 18 muaj dhe natyrisht kjo është në mënyrën në të cilën çdo gjë shkon në rregull.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 18, 2020 11:02 Europe/Tirane
  • Kur mund të futet në treg vaksina për virusin Korona?

Gazeta “The Guardian” në një raport të saj ka shkruar zbulimi dhe prodhimi i vaksionës kundër virusit Korona ashtu si vaksinat e tjera ka nevojë për kohë më të gjatë dhe prezantimi i vaksinës kundër virusit Korona në treg në optimizmin më të madh do të zgjasë 18 muaj dhe natyrisht kjo është në mënyrën në të cilën çdo gjë shkon në rregull.

Gazeta britanike “The Guardian” në një artikull të saj të publikuar me titullin “Kur do të përgatitet vaksina kundër virusit Korona?”, ka shkruar: “Organizata Botërore e Shëndetësisë pasi e shpalli pandemi virusin e ri Korona si pasojë e përhapjes universale të kësaj sëmundje në vendet e ndryshme të botës, sytë e të gjithë botës janë drejtuar drejt zbulimit dhe prodhimit të vaksinës kundër virusit të ri Korona të njohur me emrin Covid-19”.

Në këtë mes rreth 35 kompani dhe institute universitare janë duke zhvilluar një rivalitet në fushën e zbulimit dhe prodhimit të një vaksine të tillë dhe të paktën 4 lloje të vaksinave të tilla janë testuar në kafshë dhe së fundi janë publikuar edhe lajmeve për testimin e një vaksine të tillë në njerëz në Filadelfia të Amerikës, megjithatë akoma nuk ka asgjë të sigurt në këtë drejtim.