Amerika shton sanksionet ndaj shkencëtarëve atomik të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95602-amerika_shton_sanksionet_ndaj_shkencëtarëve_atomik_të_iranit
Departamenti Amerikan i Shtetit në vazhdën e veprimeve të njëanshme kundër programit atomik paqësor të Republikës Islamike të Iranit, edhe pesë shkencëtarë të tjerë atomikë të Iranit i ka futur në listën e sanksioneve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 19, 2020 10:20 Europe/Tirane
  • Amerika shton sanksionet ndaj shkencëtarëve atomik të Iranit

Departamenti Amerikan i Shtetit në vazhdën e veprimeve të njëanshme kundër programit atomik paqësor të Republikës Islamike të Iranit, edhe pesë shkencëtarë të tjerë atomikë të Iranit i ka futur në listën e sanksioneve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në deklaratën e Departamentit Amerikan të Shtetit që u publikua të mërkurën, pretendohet se akoma kanë mbetur pa përgjigje disa pyetje në lidhje me dosjen e aktivitetit të mëparshëm atomik të Iranit.

Ky pretendim i Uashingtoni bëhet në kohën kur ANEA më parë dosjen atomike për të cilën flet Amerika, e ka shpallur të mbyllur.

Deklarata e DASH me përsëritjen e disa pretendimeve të pabaza dhe pa folur fare në lidhje me faktin se vetë Uashingtoni nuk ka zbatuar fare marrëveshjet ndërkombëtare duke përfshirë edhe daljen e paligjshme nga marrëveshja bërthamore, thotë se Irani duhet të tregojë transparencë të plotë me ANEA dhe Bashkësinë Ndërkombëtare.