Italia tejkalon Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95605-italia_tejkalon_kinën
Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 19, 2020 15:23 Europe/Tirane
  • Italia tejkalon Kinën

Italia sapo ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus.

Numri i viktimave ka shkuar në 3405, që do të thotë janë 427 viktima në 24 orët e fundit. Kjo e bën Italinë shtetin me më shumë viktima për shkak të Koronavirusit, pasi Kina ka 3245 viktima deri më tani. Rastet janë shtuar me 4480 duke e çuar në rreth 33190 numrin total, ndërsa sa i përket të shëruarave janë 415 më shumë duke e çuar numrin e përgjithshëm në 4440. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 9818. 2498 janë në gjendje kritike në Itali.