Lufthansa kërkon ndihmë për t’i përballur pasojat e virusit Korona
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95626-lufthansa_kërkon_ndihmë_për_t’i_përballur_pasojat_e_virusit_korona
Kompania më e madhe e linjave ajrore të Evropës ka kërkuar marrjen e ndihmave shtetërore për t’u liruar nga pasojat negative ekonomike të përhapjes së virusit Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 20, 2020 10:16 Europe/Tirane
  • Lufthansa kërkon ndihmë për t’i përballur pasojat e virusit Korona

Kompania më e madhe e linjave ajrore të Evropës ka kërkuar marrjen e ndihmave shtetërore për t’u liruar nga pasojat negative ekonomike të përhapjes së virusit Korona.

Agjencia e lajmeve France 24 njoftoi Carsten Spohr, drejtori ekzekutiv i kompanisë Lufthansa e cila tre muaj pas përhapjes universale të virusit Korona ka anuluar dhe ndërprerë mbi 90% të fluturimeve të veta, ka deklaruar: “Ndihmat shtetëror të Gjermanisë për të garantuar vazhdimin e punës së sektorit të transportit ajror, janë të domosdoshme, sidomos në rast se kriza e përhapjes së virusit Korona do të vazhdojë edhe me gjatë”.

Carsten Spohr shtoi: “Përhapja e virusit Covid-19, ekonominë globale dhe shoqërinë aksionare të linjave ajrore Lufthansa e ka vendosur në gjendje emergjente të paparë dhe askush nuk mund parashikojë pasojat e kësaj krize”.

Banka Qendrore e Evropës ditën e premte ka njoftuar për fillimin e programit emergjent për blerjen e letrave me vlerë në shumë të 750 miliardë euro në përpjekje për të garantuar qetësinë e tregjeve dhe për të mbështetur ekonominë e zonës së euros dhe në përballje me krizën gjithëpërfshirëse të përhapjes së virusit Korona”.