Kërkesa e ligjvënësve amerikanë për uljen e sanksioneve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95730-kërkesa_e_ligjvënësve_amerikanë_për_uljen_e_sanksioneve_kundër_iranit
Administrata Trump ka vendosur një seri sanksionesh kundër Iranit që kur u tërhoq  nga marrëveshja bërthamore në maj 2018. Me përhapjen e virusit korona dhe kufizimet e vendosura nga Amerika në fushën e medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për përballjen me këtë virus, çështja e presionit maksimal të Uashingtonit kundër sistemit shëndetësor të Iranit po trajtohet dhe analizohet gjerësisht.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 25, 2020 05:30 Europe/Tirane
  • Kërkesa e ligjvënësve amerikanë për uljen e sanksioneve kundër Iranit

Administrata Trump ka vendosur një seri sanksionesh kundër Iranit që kur u tërhoq  nga marrëveshja bërthamore në maj 2018. Me përhapjen e virusit korona dhe kufizimet e vendosura nga Amerika në fushën e medikamenteve dhe pajisjeve të nevojshme për përballjen me këtë virus, çështja e presionit maksimal të Uashingtonit kundër sistemit shëndetësor të Iranit po trajtohet dhe analizohet gjerësisht.

Pikërisht kjo çështje ka hasur në reagime negative brenda në Amerikë dhe kjo ka çuar në shtimin e kërkesave për të hequr sanksionet e vendosura kundër Iranit. Pas kritikave të ashpra të autoriteteve të Iranit dhe organeve ndërkombëtare mbi ndikimin e dëmshëm të sanksioneve të Amerikës në kapacitetin e Iranit për tu përballur me virusin korona, shumë ligjvënës në dhomën e përfaqësuesve dhe në senatin amerikan në një letër të tyre kanë kërkuar heqjen dhe uljen e sanksioneve kundër Teheranit. Kjo letër është firmosur nga senatorët Bernie Sanders, Elizabet Warren, Ed Marki dhe 6 pjesëtarë të tjerë të dhomës së përfaqësuesve në Amerikë. Letra i është dërguar Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit dhe Steven Mnuchin sekretari amerikan i thesarit. Nënshkruesit e kësaj letre kanë theksuar se sanksionet e gjera të Amerikës kanë dëmtar sektorin e shëndetësisë dhe atë mjekësor në Iran dhe kanë kufizuar kapacitetet e këtij vendi për të importuar pajisje mjekësore dhe medikamente nga vendet perëndimore. Në letrën e ligjvënësve amerikane gjithashtu përmendet raporti i organizatës HRË të tetorit 2019 ku flitet mbi ndikimin e sanksioneve të Amerikës në sektorin e shëndetësisë dhe mjekësisë në Iran dhe thuhet: Fushata e presionit maksimal të Amerikës ka reduktuar fuqinë dhe kapacitetin e kompanive iraniane për të garantuar burimet financiare për importin e produkteve humanitare mes tyre medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore. Ligjvënësit kanë paralajmëruar sekretarët Pompeo dhe Mnuchin dhe kanë thënë se sanksionet amerikane kanë vendosur si objektiv të gjithë ekonominë e Iranit dhe kjo ka krijuar probleme për të siguruar nevojat e 80 milion njerëzve si dhe ka krijuar një gjendje të rënduar në blerjen e produkteve dhe mallrave themelore sidomos në kushtet e përhapjes së virusit korona. Këta ligjvënës dhe senatorë amerikanë kanë kërkuar heqjen e sanksioneve në një pjesë të madhe të ekonomisë së Iranit si industria jo ushtarake, sistemi bankar i Iranit, eksporti i naftës për sa kohë të eliminohet virusi korona. Vazhdimi i presionit maksimal dhe i politikave të Amerikës kundër Iranit është bërë shkak që të parashtrohet çështja e presionit maksimal në sistemin shëndetësor të Iranit. Në fakt qeveria Trump duke vendosur sanksione paralizuese kundër Iranit mundohet të ushtrojë sa më shumë presione në përhapjen e virusit të ri korona në Iran. sigurisht ulja e sanksioneve amerikane kundër Iranit nuk është kërkesë vetëm e ligjvënësve amerikanë por e 25 organizatave amerikane mes tyre të të drejtave të njeriut, organizatave bamirëse dhe institucioneve të ndryshe të cilët në një letër drejtuar presidentit Donald Trump, sekretarit të jashtëm dhe sekretarit të thesarit kanë kërkuar që Uashingtoni në kushtet e përhapjes së virusit korona të rishikojë politikat e tij kundrejt Iranit. Këto organizata kanë kërkuar anulimin e sanksioneve për të paktën 120 ditë si sanksionet kundër naftës, ato kundër sistemit monetar dhe financiar dhe sanksionet kundër industrisë jo ushtarake. megjithë këtë kërkesë Donald Trump dhe qeveria e tij për të penguar Iranin që të blejë pajisjet e nevojshme mjekësore dhe medikamentet nga vendet dhe kompanitë e huaja jo vetëm që nuk ka hequr sanksionet por ka insistuar në shtimin e sanksioneve dhe masave bllokuese kundër Iranit.