Italia, 662 viktima në 24 orë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95769-italia_662_viktima_në_24_orë
Në 24 orë në Itali janë regjistruar 662 viktima me koronavirus.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 26, 2020 14:30 Europe/Tirane
  • Italia, 662 viktima në 24 orë

Në 24 orë në Itali janë regjistruar 662 viktima me koronavirus.

Numri total i viktimave ka arritur sot në 8165. Numri i personave të infektuar është 80 539. Në terapi intensive janë 3612, në struktura spitalore 24753 e 33 648 po kurohen në kushte shtëpie. Pacientë të shëruar deri më sot janë 10361 dhe në 24 orë janë shëruar 999 persona. Kurba e përhapjes së pandemisë shfaqet e paqëndrueshme në rajonin e Lombardisë. Aty janë regjistruar mbi 2500 pacientë të infektuar më shumë ditën e sotme. Numri i viktimave në këtë rajon është 4861. Deri më sot në Itali janë kryer 351 060 tampone.