Megjithë virusin korona, sanksionet e Amerikës kundër Iranit vazhdojnë
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit duke reaguar ndaj deklaratës së fundit të sekretarit amerikan të shtetit mbi vazhdimin e sanksioneve kundër Teheranit megjithë kushtet e krijuara nga virusi korona, ka thënë se Pompeo është sekretari i urrejtjes.
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit ditën e mërkurë duke reaguar ndaj deklaratave të Mike Pompeo sekretarit amerikan të shtetit i cili ka shpjeguar arsyet e vazhdimit të politikës së presionit maksimal kundër Iranit, ka thënë se njeriu habitet dhe nuk e di nëse Pompeo është sekretari i urrejtjes apo sekretari i shtetit. Në mesazhin e tij në Twitter, Muhamed Xhavad Zarif tha se edhe një pandemi nuk mund pengojë përhapjen e gënjeshtrave nga Mike Pompeo dhe shtoi: Pompeo sado që mundohet ai nuk mund të fshehë terrorizmin ekonomik, vrasjen e njerëzve të pafajshëm, luftë nxitjen dhe problemet e krijuara në procesin e përballjes me virusin korona nga Amerika. Në kohën kur organizatat ndërkombëtare dhe vendet e ndryshme të botës e konsiderojnë të nevojshme bashkëpunimin me Iranin në luftën kundër virusit korona, sekretari amerikan i shtetit ditën e mërkurë ka thënë: Presioni maksimal i Amerikës kundër Iranit do të vazhdojë. Javët e fundit pas përhapjes së virusit korona në vende të botës mes tyre në Iran, shumë organizata dhe funksionarë të vendeve si Turqia, Rusia, Pakistani dhe Kina kanë kërkuar heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit. Sanksionet e njëanshme dhe mizore të Uashingtonit pengojnë futjen e medikamenteve dhe pajisjeve mjekësore në Iran dhe kanë krijuar probleme në përpjekjet e popullit iranian për tu përballur me virusin korona. Mirëpo autoritetet amerikane insistojnë në mos heqjen e sanksioneve kundër Iranit. Amerika megjithë kërkesën botërore për heqjen e sanksioneve ditë me parë ka vendosur sanksione ndaj disa personaliteteve dhe kompanive iraniane. Virusi Korona u zbulua në fund të vitit të kaluar në qytetin Wuhan në provincën lindore Hubei, dhe tani është përhapur në më shumë se 30 provinca të tjera të Kinës, si dhe mbi 180 vende të botës duke përfshirë SHBA, MB, Australi, Tajlandë, Koreja e Jugut, Japonia, Kanada, Franca, Itali, Iran, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Deri tani mbi 532,263 persona janë infektuar nga virusi korona në të gjithë botën ndërsa kanë humbur jetën 24,090 të tjerë. Kianoush Jahanpour, drejtori i përgjithshëm i marrëdhënieve me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Edukimit Mjekësor të Iranit njoftoi se: Deri më tani 29,406 njerëz janë infektuar me korona virus në Iran dhe 2,234 kanë vdekur. Gjithashtu, 10,457 njerëz janë shëruar nga sëmundja.