Shtohet numri i të prekurve me Covid-19 në Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95855-shtohet_numri_i_të_prekurve_me_covid_19_në_turqi
23 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 131, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 30, 2020 03:05 Europe/Tirane
  • Shtohet numri i të prekurve me Covid-19 në Turqi

23 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi në 24 orët e fundit, me çka numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 131, njoftoi Ministria e Shëndetësisë e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirusin është rritur në 9.217, pasi 1.815 persona kanë rezultuar pozitivë në virusin në 24 orët e fundit, tha ministria.Ndërkohë, gjithsej 105 pacientë janë shëruar dhe janë liruar nga spitalet që nga fillimi i epidemisë, sipas të dhënave të ministrisë, të cilat treguan se 568 pacientë janë duke u trajtuar në njësitë e kujdesit intensiv.Po ashtu, në 24 orët e kaluara janë kryer 9.982 teste, me çka numri i përgjithshëm i testimeve të kryera deri më tani ka arritur në 65.446.