Amerika shtyn bashkëpunimet bërthamore me Iranin edhe për 60 ditë
Morgan Ortagus zëdhënëse e DASH deklaroi se Uashingtoni ka shtyrë edhe për 60 ditë lejen e bashkëpunimeve bërthamore të vendeve të tjera me Iranin.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, Ortagus pasi ka përsëritur pretendimet e pabaza të Amerikës kundër programit paqësor bërthamore të Iranit, njoftoi se leja për bashkëpunimet bërthamore me Iranin është shtyrë edhe për 60 ditë. Hera e fundit kur kjo leje është shtyrë nga Amerika ka qenë 30 janari i këtij viti njëkohësisht kur Amerika ka sanksionuar kreun e AEAI, Ali Akbar Salehi. Bashkëpunimet bërthamore me Iranin është një prej pikave të marrëveshjes bërthamore. Njëkohësisht qeveria Trump ka sanksionuar transferimin e uraniumit të pasuruar dhe të ujit të rëndë jashtë Iranit. Ky veprim bie ndesh me marrëveshjen bërthamore dhe me rezolutën 2231 të KS të OKB.