32 kongresmenë kërkojnë pezullimin e sanksioneve kundër Iranit
Pas kritikave të ashpra të disa vendeve dhe funksionarëve ndërkombëtare për shkak të ndikimit negativ të sanksioneve të njëanshme të Amerikës ndaj kapacitetit të Iranit për tu përballur me virusin korona, aktualisht 32 pjesëtarë të kongresit amerikan kanë kërkuar uljen e sanksioneve të Uashingtonit kundër Teheranit.
Sipas një artikulli të Haffpost 32 pjesëtarë të Dhomës së Senatit dhe përfaqësues të Amerikës në një letër të përbashkët drejtuar Mike Pompeo sektarit amerikan të shtetit dhe Steven Mnuchin sekretari të thesarit, kanë kërkuar pezullimin e sanksioneve amerikane kundër Iranit në kushtet e krizës globale të virusit korona. Në këtë letër është theksuar se fushata e presionit maksimal të qeverisë Trump kundër Iranit është një moment të papërshtatshëm dhe theksohet se përkeqësimi i situatës së virusit korona në Iran rrezikon jetën jo vetëm të popullit amerikan por edhe atij amerikan dhe të botës. Më herët 6 pjesëtarë të kongresit amerikan në një letër drejtuar Mike Pompeo dhe Steven Mnuchin kanë theksuar se sanksionet që kanë si objektiv 80 milion njerëz në Iran, janë bërë shkak për përshkallëzimin e krizës së virusit korona në Iran dhe kanë krijuar probleme për iranianët që të blejnë artikujt bazë. Kohët e fundit me përhapjen e virusit korona, shumë vende të botës si Turqia, Rusia, Pakistani dhe Kina, së bashku me shumë organizata ndërkombëtare kanë kërkuar anulimin e sanksioneve të njëanshme dhe të jashtëligjshme të Amerikës kundër Iranit.