Trump ngre akuza kundër Iranit
Presidenti amerikan i cili është futur në vorbullën e përhapjes së virusit korona në Amerikë, ditën e mërkurë ka ngritur akuza dhe ka kërcënuar Iranin.
Donald Trump, me anë të një mesazh në Twitter pa u mbështetur në fakte dhe dokumente pretendoi se Irani po projekton një sulm të befasishëm kundër forcave dhe qendra amerikane në Irak. Nëse diçka e tillë ndodh, Irani do të paguajë një çmim të rëndë, ka pretenduar Trump. Kjo deklaratë e Trump vjen në kohën kur lëvizjet e Amerikës në Irak janë shtuar dhe Nju Jork Times ka përmendur planin e Amerikës për të sulmuar bazat e forcave të mobilizimit popullor Hashd Shaabi në Irak. Burimet irakiane gjithashtu kanë dhënë mundësinë e sulmeve të Amerikës kundër forcave Hashd Shaabi dhe kanë thënë se Amerika në çdo lloj mënyre mundohet të qëndrojë në Irak përkundër kërkesës së popullit dhe qeverisë irakiane. Deri më sot Amerika ka sulmuar disa herë pozicionet e forcave Hashd Shaabi në Irak. Pas ekzekutimit të gjeneralit martir Sulejmani, komandantit të forcave Kods të gardës revolucionare, sëbashku me Abu Mehdi Muhandes komandant i forcave Hashd Shaabi në Irak, të cilët u martirizuan gjatë sulmit ajror terrorist të Amerikës në afërsi të aeroportit të Bagdadit, parlamenti irakian më 5 janar votoi pro largimit dhe dëbimit të forcave amerikane nga Iraku.