Trump vazhdon të përsërisë kërkesën për negociata me Iranin
Presidenti i Amerikës gjatë një deklarate, pretendoi se “Amerika nuk kërkon armiqësi me Iranin dhe është e detyruar të negociojë me Iranin”.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump ditën e mërkurë në një konferencë për shtyp të zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, në lidhje me kohën e anulimit të sanksioneve kundër Iranit, tha: “Shikoni, ne duhet të negociojmë me ata. Unë mendoj se shumë shpejtë mund të punojmë me Iranin në lidhje me një marrëveshje. E vetmja punë që duhet ta bëjnë ata, është kjo që të kontaktojnë. Mendoj se ata janë njerëz mendjemëdhenj dhe udhëheqësit e tyre janë mendjemëdhenj. Ashtu sikur të gjithë, edhe populli ynë dhe ne gjithashtu jemi mendjemëdhenj. Për ata është e vështirë që ta marrin telefonin, për ata është e vështirë që të organizojnë një takim. Mirëpo ata shumë lehtë mund t’i zgjidhin problemet e vendit të tyre”.
Donald Trump në vazhdim pretendoi: “Ne nuk kërkojmë armiqësi, mirëpo ata po bëjnë armiqësi me ne dhe do të pendohen për këtë”.
Vlen të theksohet se deklarata të tilla mashtruese të Donald Trump bëhen në kohën kur qeveria e Amerikës pas daljes së paligjshme nga marrëveshje bërthamore më 8 maj 2018, ka filluar një fushatë të gjithanshme për të ushtuar presion kundër Iranit. Nga ana tjetër autoritetet e Republikës Islamike të Iranit gjithashtu shumë herë kanë theksuar se çfarëdo lloj negociata me Amerikën kushtëzohen me largimin e Uashingtonit nga politika armiqësore dhe anti-iraniane dhe kthimi i Amerikës në zbatimin e marrëveshjes bërthamore të nënshkruar në kuadër të negociatave të shteteve 5+1 me Iranin.