Takht’revanci: Askush nuk mashtrohet nga gënjeshtrat e Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95962-takht’revanci_askush_nuk_mashtrohet_nga_gënjeshtrat_e_amerikës
Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit kundër diplomatëve iranianë kat hënë: Askush nuk u beson mashtrimeve të autoriteteve amerikane kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 03, 2020 12:14 Europe/Tirane
  • Takht’revanci: Askush nuk mashtrohet nga gënjeshtrat e Amerikës

Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në OKB duke reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të shtetit kundër diplomatëve iranianë kat hënë: Askush nuk u beson mashtrimeve të autoriteteve amerikane kundër Iranit.

Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit i cili njohët ndryshe me titullin Ministri i Urrejtjes, në një mesazh të tij në Twitter ka akuzuar diplomatët iranianë se gjoja janë implikuar në një vrasje në Turqi. Maxhid Takht’revanci, në reagimin e tij në Twitter ka shkruar: Në kohën kur bota është e përqendruar në bashkëpunimin për të luftuar virusin korona dhe nga Amerika pret që të heqë dorë nga terrorizimi i saj ekonomik, Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit pa u kushtuar vëmendje kushteve aktuale përhap gënjeshtra dhe mashtrime kundër diplomatëve iranianë. Takht’revanci deklaroi se akuzat dhe gënjeshtrat që funksionarët amerikanë përhapin kundër Iranit nuk kanë kufij shtoi: Askush nuk mashtrohet nga gënjeshtrat e tyre.