Pandemia kaplon botën, shtohen viktimat
https://parstoday.ir/sq/news/world-i95990-pandemia_kaplon_botën_shtohen_viktimat
Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në rreth 1,1 milion konkretisht, 1,134,418.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 04, 2020 20:11 Europe/Tirane
  • Pandemia kaplon botën, shtohen viktimat

Numri i të infektuarve me Covid-19 në të gjithë botën ka shkuar në rreth 1,1 milion konkretisht, 1,134,418.

Sipas statistikave të publikuara nga Universiteti amerikan John Hopkins numri i personave të vdekur nga koronavirusi ka shkuar në 60,115. Të shëruar deri tani janë 233,689 pacientë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë numrin më të madh të të infektuarve në rang global, me 278,458 ndërsa të vdekur janë 7,406. Ndërsa Italia ka numrin më të madh të viktimave. Deri tani numri ka arritur në mbi 15,000 viktima. Rekord ka shënuar Franca pasi brenda 48 orëve janë shënuar 2,475 viktima duke e çuar në 6,507 numrin total të të vdekurve. Në Britani të Madhe edhe 708 persona të diagnostikuar me coronavirus kanë vdekur, duke  ngritur në 4,313 numrin e përgjithshëm të tyre. Deri më tani, kjo është rritja më e madhe ditore, pasi gjatë ditës së djeshme ishin 684 të vdekur, derisa të enjten ka pasur 569 viktima. Gjatë ditës së sotme, autoritetet britanike kanë bërë të ditur, se ditëve në vijim, do të përkeqësohet situata si pasojë e coronavirusit, ndërsa parashikohet deri në 1,000 të vdekur në ditë. Sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock njoftoi për parashikime shumë zymta të ekspertëve. “Gjatë javës që vjen, do të vdesin deri në 1,000 persona brenda një dite dhe kjo do të vazhdojë deri në të dielën e Pashkëve”, ka thënë Hancock.