Një regjisor amerikan kritikon sanksionet e Amerikës ndaj Iranit
Regjisori i njohur amerikan ka kritikuar ashpër sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit, Venezuelës dhe vendeve të tjera dhe me përhapjes e virusit Korona, këto veprime i ka quajtur shumë të padrejta.
Oliver Stone, regjisori i njohur amerikan, në një artikull të publikuar në gazetën “Daily News”, ka shkruar se sanksionet e njëanshme të Amerikës kundër Iranit në krizën e përballjes me virusin Korona, janë shumë të padrejta dhe çnjerëzore ndërsa ka thënë: “Qeveria e Amerikës duhet ndryshojë metodën e vet politike. Qeveria federale në Uashington ka shtuar sanksionet ndaj vendeve si Kuba, Irani, Venezuela dhe Nikaragua në kulmin e përballjes me virusin Korona. Amerika këtë virus e ka shndërruar në një armë kundër këtyre vendeve”.
Me përhapjen e virusit Korona në shumë vende të botës duke përfshirë edhe Iranin, autoritetet e organizatave ndërkombëtare dhe të shumë vendeve të tjera kanë kërkuar heqjen e sanksioneve të njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës kundër Iranit.