Një tjetër dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96060-një_tjetër_dorëheqje_në_shtëpinë_e_bardhë
Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë papritur sot dha dorëheqjen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 07, 2020 18:54 Europe/Tirane
  • Një tjetër dorëheqje në Shtëpinë e Bardhë

Sekretarja e shtypit të Shtëpisë së Bardhë papritur sot dha dorëheqjen.

Stephanie Grisham Sekretare e shtypit në Shtëpinë e Bardhë pa mbajtur asnjë konferencë për shtyp, dha dorëheqjen nga mandati i saj, raporton CNN. Sipas raportit, Grisham do të kthehet në pozicionin e saj të mëparshëm në East Wing për të vazhduar punën si shefe e shtabit të punonjësve të Melania Trump. Në raport thuhet se Shtëpia e Bardhë ende nuk i është përgjigjur kërkesës për dorëheqje të Grisham. Grisham, e cila shërbeu si zëvendës shefe e stafit dhe drejtoreshë e komunikimeve për Melania Trump, në fillim të verës 2019 zëvendësoi zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders. Që nga janari 2017 kur Trump mori detyrën e kreut të Shtëpisë së Bardhë, shumë zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe anëtarë të vjetër të administratës amerikane kanë dhënë dorëheqjen ose janë larguar nga puna.