Shtohet numri i viktimave në Evropë, ditë e zezë për Britaninë
Italia ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit sa i përket të prekurve me Koronavirus. Numri i viktimave ka shkuar në 17669, që do të thotë janë 542 viktima në 24 orët e fundit.
Rastet të reja janë 3836 duke e çuar në 146690 numrin total të të prekurve. Numri i të shëruarave ka shkuar në 26491 dhe 3693 janë në gjendje kritike, sipas worldmeters. Ndërsa numri i të vdekurve në të gjithë botën ka shkuar në 85374. Italia ka pasur prej disa ditësh ulje të rasteve të reja, vdekjeve si dhe personave që janë në gjendje kritike. Ndërkohë që në total numri i rasteve aktive është rritur me 1195. Britania ka publikuar shifrat e 24 orëve të fundit në lidhje me Koronavirusin. Zyrtarët kanë konfirmuar që ka qenë dita më e zezë në ishull me 936 vdekje në ditën e fundit. Numri total i vdekjeve ka shkuar në 7095, ndërsa të infektuar janë 55242. Zona që ka më shumë të vdekur është Londra me 1353 viktima. Skocia ka 220 viktima, Irlanda e Veriut 63 vdekje, Uellsi 245 vdekje. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 541 viktima nga Covid-19 në Francë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve tashmë ka shkuar në 10,869. Ndërkohë numri i të infektuarve ka arritur në 112,950.21,254 është numri i pacientëve të shëruar. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar edhe 80 viktima nga Covid-19 në Gjermani. Kjo bën që numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkojë në 2,096. Ndërkohë rritje ka pasur edhe numri i të infektuarve dhe ka shkuar në 109,329. Numri i pacientëve të shëruar është 36,081.