Shtohen viktimat në Itali dhe në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96142-shtohen_viktimat_në_itali_dhe_në_evropë
619 është numri i viktimave të prekur nga Covid-19 në Italia.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2020 15:49 Europe/Tirane
  • Shtohen viktimat në Itali dhe në Evropë

619 është numri i viktimave të prekur nga Covid-19 në Italia.

Lajmi është bërë i ditur nga autoritete shëndetësore Italiane ku raportohet se vetëm në Lombardi ku prej kohësh ka qenë vatra më e prekur e koronavirusit, janë shënuar 273 viktima. Kështu numri total i viktimave ka shkuar në 19 468. Aktualisht numri i personave të prekur nga CoVid-19 në Itali ka shkuar në 152,271 persona (+4,694 më shumë se dje me një rritje prej 3.2%). Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë shëruar 2079 persona duke e çuar numrin total të të shëruarve në 32534. Të dhënat u siguruan nga Mbrojtja Civile të cilët njoftojnë se  28.144 pacientë të shtruar në spital me simptoma të rënda vijojnë të jenë 3,381. Gjatë 24 orëve të fundit, në Francë janë shënuar 643 viktima nga koronavirusi dhe krahasuar me ditën e djeshme ku u raportuan për 987 viktima ka një rënie të ndjeshme. Numri total i vdekjeve në vend ka shkuar në 13,832. Po ashtu ka edhe një rritje të numrit të rasteve ku janë regjistruar 4,785 të infektuar në 24 orë. Numri i të infektuarve ka arritur në 129,654, ndërsa janë 26,391 pacientë të shëruar. Numri i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirusi  në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar vazhdon të rritet dhe duket se ka të ngjarë të kalojë 10,000 në  të Dielën e Pashkëve. Mbretëria e Bashkuar ka regjistruar 917 vdekje të reja të koronavirusit përfshirë edhe një 11-vjeçar, shkruan Sky News. Kjo sjell numrin e përgjithshëm të vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar në 9,875, sipas Departamentit të Shëndetësisë, duke bërë të mundur që numri i tyre të kalojë 10,000 të Dielën e Pashkëve.