Papa kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96172-papa_kërkon_heqjen_e_sanksioneve_ndaj_iranit
Lideri i katolikëve të botës në një kontakt me autoritetet amerikane, ka kërkuar heqjen e sanksioneve kundër Iranit për shkak të përhapjes së virusit Korona.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 12, 2020 16:45 Europe/Tirane
  • Papa kërkon heqjen e sanksioneve ndaj Iranit

Lideri i katolikëve të botës në një kontakt me autoritetet amerikane, ka kërkuar heqjen e sanksioneve kundër Iranit për shkak të përhapjes së virusit Korona.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se Pietro Parolin, ministri i punëve të jashtme të Vatikanit, në një bisedë telefonike me Kelly Craft, përfaqësuesen e Amerikës në OKB, ka kërkuar heqjen e sanksioneve të Uashingtonit ndaj Iranit.

Kohë më parë Ajetullah Alireza A’rafij, drejtori i shkollave fetare të Iranit, në një mesazh dërguar Papa Françesko, liderit të katolikëve të botës, duke shprehur solidaritet me besimtarët e të gjitha feve dhe me të gjithë popujt e botës në përballje me krizën e përhapjes së virusit Korona, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha qendrave fetare për t’u përballur në mënyrë efikase me epideminë Covid-19.

Pietro Parolin në përgjigje të letrës së Ajetullah A’rafij, ka shkruar se Papa para se të informohet për detajet e kësaj letre, i kishte kërkuar atij që të shpreh solidaritetin shpirtëror të Vatikanit me popullin e Iranit.

Në përgjigjen e Pietro Parolin gjithashtu thuhet se Vatikani ka kërkuar nga Uashingtoni heqjen e sanksioneve amerikane ndaj Iranit.