Në Britani rikthehen shifrat tragjike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96394-në_britani_rikthehen_shifrat_tragjike
Në Britani rikthehen shifrat tragjike
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 21, 2020 13:14 Europe/Tirane
  • Në Britani rikthehen shifrat tragjike

Në Britani rikthehen shifrat tragjike

Britania regjistroi ditën e sotme një rritje të madhe të numrit të viktimave si pasojë e COVID-19. Kur dukej se kurba e pandemisë ishte në rënie gjatë ditëve të fundit, qeveria njofton se 873 persona të tjerë kanë humbur jetën në 24 orë. Në total numri i viktimave ka shkuar në 17,382. Gjithashtu ekspertët janë të mendimit se sërish ka shumë problematika në regjistrimin e viktimave pasi ato mund të kenë ndërruar jetë disa ditë më parë. 778 prej viktimave u regjistruan në Angli dhe 95 në Skoci e Uells. Numri i të prekurve nga coronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka kaluar shifrën 2,5 milionë. Gjithsej 2.500.993 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë. Numri më i madh i rasteve është regjistruar në SHBA, me 787,960 pacientë deri më tani, ndërsa pas saj radhiten Spanja me 204,178 raste, Italia me 181,228, Franca me 155,383, Gjermania me 147,103 dhe Britania me 124,743 raste.