Trump përpiqet të ndalojë emigracionin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96400-trump_përpiqet_të_ndalojë_emigracionin
Presidenti amerikan me anë të në mesazhi në Twitter njoftoi se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht emigracionin në Amerikë për shkak të përhapjes së virusit korona.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 21, 2020 20:12 Europe/Tirane
  • Trump përpiqet të ndalojë emigracionin

Presidenti amerikan me anë të në mesazhi në Twitter njoftoi se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që pezullon përkohësisht emigracionin në Amerikë për shkak të përhapjes së virusit korona.

Donald Trump në mesazh e tij ka thënë: Duke pasur parasysh sulmin e armikut të padukshëm dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së vendit të punës për shtetasit amerikan unë kam dhënë urdhër për pezullimin e përkohshëm të procedurave të emigracionit. Pasi shumë shtete të ShBA-së vendosën masa izoluese për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, shumë qytetarë dolën në protesta kundër tyre. Ata kërkojnë heqjen ose lehtësimin e këtyre masave. Ndërkaq, guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo deklaroi ditën e sotme se heqja e këtyre masave duhet të bëhet me strategji. "Duhet të gjejmë mënyra të kujdesshme për t'i hequr këto masa por në të njëjtën kohë mos të shpërthejnë raste të reja me COVID-19. Unë e kuptoj shumë mirë zemërimin e qytetarëve por i bëj thirrje që të bëjnë durim. Askush nuk duhet të protestojë për kthimin në punë dhe rimëkëmbjen e ekonomisë" - shprehet ai në një konferencë për shtyp. New York është shteti më i prekur nga pandemia e COVID-19 në ShBA. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 478 viktima të reja duke e çuar numrin total në 18,776. Duket se kurba e pandemisë nga dita në ditë është drejt uljes. Sot u raportuan dhe 4,726 raste të reja. Në të gjithë shtetin amerikan numërohen 251,941 të infektuar.