Trump pohon shpenzimet e tepruara të Amerikës në Azinë Perëndimore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96408-trump_pohon_shpenzimet_e_tepruara_të_amerikës_në_azinë_perëndimore
Shtetet e Bashkuara sulmuan Azinë Perëndimore pas ngjarjes së 11 shtatorit 200 nën pretekstin e luftës globale kundër terrorizmit,
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 22, 2020 02:03 Europe/Tirane
  • Trump pohon shpenzimet e tepruara të Amerikës në Azinë Perëndimore

Shtetet e Bashkuara sulmuan Azinë Perëndimore pas ngjarjes së 11 shtatorit 200 nën pretekstin e luftës globale kundër terrorizmit,

duke pushtuar Afganistanin në vitin 2001 dhe Irakun në 2003 dhe duke vendosur mijëra trupa në rajon me një kosto te për të lartë për Amerikën. Uashingtoni aktualisht në axhendën e tij ka vendosur që të ndërhyjë në punët e brendshme të vendeve të rajonit, veçanërisht Sirisë. Sidoqoftë, veprimet e dhunshme të Shteteve të Bashkuara në dy dekadat e fundit në Azinë Perëndimore nuk kanë arritur të realizojnë qëllimet e synuara të Uashingtonit. Presidenti amerikan Donald Trump në fushatën zgjedhore të tij dhe që nga hyrja në Shtëpinë e Bardhë ka kritikuar në mënyrë të përsëritur këtë gjendje dhe ka thënë se është e pamundur që ajo të vazhdohet. Presidenti amerikan shpenzimin e  triliona dollarëve amerikanë në rajonin e Azisë Perëndimore e ka quajtur marrëzi. Donald Trump në një konferencë për shtyp kushtuar virusit korona deklaroi: Ne kemi shpenzuar 8 trilion dollarë në Lindjen e Mesme dhe kur e bëmë këtë ishim të marrë. Trump më tutje vazhdoi: Në kohën kur ne mbrojmë miqtë tanë ata duhet të paguajnë për këtë. Nëse kemi mundësi të marrim naftë pa paguar atëherë unë do të analizoj mundësinë e ndërprerjes së blerjes së naftës nga Arabia saudite. Kjo është në kohën kur David Plouffe këshilltar i Barack Obamës duke përmendur uljen e madhe të çmimit të naftës dhe  gazit në Amerikë ka thënë se rusët dhe sauditët e kanë mashtruar Trumpin ashtu si Kina. Në fillim të prillit 2020 çmimi i naftës bruto në Amerikë ka arritur pothuajse vlerën 0 dollarë. Trump edhe më parë ka kritikuar shpenzimet e qeverive të mëparshme amerikane në Azinë Perëndimore, duke i cilësuar ato si faktor për mbylljen e fabrikave. Në tetor 2019, Trump pretendoi se gabimi më i madh i Shteteve të Bashkuara ishte shkuarja në Azinë Perëndimore. Një vështrim mbi të kaluarën tregon se prania ushtarake amerikane në Azinë Perëndimore, për të cilën Trump pretendon se kushton disa trilion dollarë dhe vrau disa mijëra trupa amerikane, si dhuratë për popujt e rajonit, nuk solli gjë tjetër përveçse vrasjes së njerëzve, shkatërrimit të infrastrukturës dhe çka është më e rëndësishmja, krijoi një platformë për formimin dhe zgjerimin e grupeve terroriste-takfiriste si ISIS. Sidoqoftë, Trump tani ka një qëndrim të atillë sikur rajoni i detyrohet Amerikës. Qasja dhe vërejtjet e Trump tregojnë se aleatët e Uashingtonit në Azinë Perëndimore i detyrohen Shteteve të Bashkuara. Sipas mendimit të tij, aleatë të tillë si Arabia Saudite kanë abuzuar me Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja pse ai ka thënë vazhdimisht se periudha e ashtuquajtur "udhëtim falas" ka mbaruar dhe se aleatët rajonalë të Uashingtonit duhet të bëjnë pjesën e tyre për të mbështetur praninë ushtarake amerikane në rajon. Trump beson se çdo veprim duhet të jetë me përfitim financiar për Shtetet e Bashkuara. Kjo është arsyeja pse presidenti i diskutueshëm amerikan, megjithë pretendimet e përsëritura siç është tërheqja e trupave amerikane nga Azia Perëndimore, në praktikë ka forcuar praninë e këtyre forcave në këtë zonë të ndjeshme, veçanërisht në Gjirin Persik. Me të tilla veprime Trump thjeshtë synon të vjelë vendet arabe të Gjirit Persik.