Bie numri i viktimave në Evropë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96483-bie_numri_i_viktimave_në_evropë
Në Itali autoritetet informojnë se situata e përhapjes së Covid-19 shfaqet qartë se është drejt përmirësimit edhe pse numri i viktimave që shënohet ditë pas dite mbetet preokupues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2020 16:34 Europe/Tirane
  • Bie numri i viktimave në Evropë

Në Itali autoritetet informojnë se situata e përhapjes së Covid-19 shfaqet qartë se është drejt përmirësimit edhe pse numri i viktimave që shënohet ditë pas dite mbetet preokupues.

Virusi vazhdon të qarkulloj e masat e sigurisë së distancimit social do të vazhdojnë dhe pas nisjes së fazë 2 të heqjes së regjimit të izolimit. Në Itali sot janë regjistruar 420 viktima në 24 orët e fundit e 3021 raste më shumë se një ditë më parë. Numri aktual i personave të infektuar me koronavirus është 106 527, 321 më pak se dje, ndërsa numri i të infektuarve që nga nisja e pandemisë është 192 994. Numri total i viktimave ka arritur 24 959. Numri i të shëruarve është rritur më 2922 persona më shumë se një ditë më parë e numri i përgjithshëm i tyre është 60 498. Në repartet e terapisë intensive janë regjistruar 94 pacientë më pak e numri i tyre ka zbritur në 2173. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 684 viktima nga koronavirusi ne Britani. Sipas Departamentit të Shëndetit dhe Kujdesit Social në vend, numri i përgjithshëm i i viktimave ka shkuar në 19,506. Ndërkohë janë regjistruar edhe 5,386 raste të reja duke e çuar në 143,464 numrin total të të infektuarve. Spanja ka regjistruar shifrën më të ulët ditore të viktimave që nga fillimi i pandemisë në vend. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 367 viktima. Numri i përgjithshëm i vdekjeve në vend tashmë ka shkuar në 22,524. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se janë regjistruar edhe 6,740 raste të reja duke e çuar në 219,764  numrin total të të prekurve me Covid-19. Një lajm i mirë është se po gjatë 24 orëve të fundit, 3,105 pacientëve të shëruar. Në të gjithë Spanjën 92,355 pacientë kanë fituar betejën ndaj Covid-19.