Luftanijet amerikan sulmojnë dhe kapin një anije të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96627-luftanijet_amerikan_sulmojnë_dhe_kapin_një_anije_të_venezuelës
Marina amerikane sulmoi dhe kapi një anije venezuelane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 29, 2020 15:09 Europe/Tirane
  • Luftanijet amerikan sulmojnë dhe kapin një anije të Venezuelës

Marina amerikane sulmoi dhe kapi një anije venezuelane.

Të mërkurën, afër ujërave territoriale të El Salvadorit, një anije e marinës amerikane dhe një anije e rojeve bregdetare amerikane pa asnjë arsye të dukshme sulmuan një anije peshkimi të Venezuelës dhe e kapën atë. Sipas të dhënave paraprake, dy shtetas të Venezuelës u lënduan si rezultat i sulmit nga ushtria amerikane. Është bërë e ditur se anijet luftarake amerikane kërkuan që kapiteni i një anijeje që lundronte nën flamurin e Venezuelës të ndalte anijen, por, pasi ai nuk pranoi, forcat amerikane kryen një operacion ushtarak për të kapur anijen. Një arsye paraprake për këtë ishte një kontroll i anijes për kontrabandë të drogës, megjithatë, duke pasur parasysh faktin se Shtetet e Bashkuara po operonin në ujërat ndërkombëtare, kapiteni i anijes venezueliane, në baza plotësisht ligjore, refuzoi t'i bindej ushtrisë amerikane. "Rojet Bregdetare amerikane në Paqësorin Jugperëndimor kapën një anije venezuelane si pjesë e një operacioni për patrullimin e ujërave ndërkombëtare për të parandaluar trafikun e drogës në kontinentin Amerikan" - raportoi gazeta "El Carabobeno". Informacioni mbi këtë incident u konfirmua gjithashtu nga Komanda e Rojes Bregdetare të SHBA.