Gjermania shpall Hezbullahun “organizatë terroriste”
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96641-gjermania_shpall_hezbullahun_organizatë_terroriste
Ministria e Brendshme e Gjermanisë me anë të një deklarate, ka shpallur Hezbullahun e Libanit si një organizatë terroriste dhe ka thënë se ka ndaluar veprimtarinë e këtij grupi në territorin e këtij vendi evropian.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2020 08:19 Europe/Tirane
  • Gjermania shpall Hezbullahun “organizatë terroriste”

Ministria e Brendshme e Gjermanisë me anë të një deklarate, ka shpallur Hezbullahun e Libanit si një organizatë terroriste dhe ka thënë se ka ndaluar veprimtarinë e këtij grupi në territorin e këtij vendi evropian.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Ministria e Brendshme e Gjermanisë sot (të enjten) ka deklaruar se ka ndaluar veprimtaritë e Hezbullahut të Libanit në territorin e Gjermanisë dhe këtë grup e ka shpallur si “organizatë terroriste”.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, policia e Gjermanisë sot herët në mëngjes kanë kryer disa operacione me qëllim arrestimin e disa anëtarëve të Hezbullahut të Libanit në Gjermani. Autoritetet e sigurisë në Gjermani kanë pretenduar se rreth 1.050 persona anëtarë të Hezbullahut të Libanit veprojnë në territorin e Gjermanisë.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme të Gjermanisë me anë të një mesazhi të Twitter, ka shkruar: “Horst Seehofer, ministri i brendshëm i Gjermanisë, ka shpallur të ndaluar veprimtarinë e organizatës terroriste shiite Hezbullah në Gjermani”.

Gjermanisë ka futur emrin e Lëvizjes së Rezistencës Islamike Libaneze (Hezbullah) në listën e organizatave terroriste në kohën kur vitin e kaluar Nilson Anen, zv/ministri i punëve të jashtme të Gjermanisë, në një intervistë me të përjavshmen Spiegel, kishte deklaruar se Berlini nuk synon të vendos emrin e degës politike të Hezbullahut të Libanit në listën e organizatave terroriste.