Letra e kongresmenëve amerikanë për politikat e qeverisë Trump kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96661-letra_e_kongresmenëve_amerikanë_për_politikat_e_qeverisë_trump_kundër_iranit
Gati 90 përqind e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA kanë bërë thirrje për një ndryshim në taktikat e administratës Trump në lidhje me Republikën Islamike të Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2020 03:05 Europe/Tirane
  • Letra e kongresmenëve amerikanë për politikat e qeverisë Trump kundër Iranit

Gati 90 përqind e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA kanë bërë thirrje për një ndryshim në taktikat e administratës Trump në lidhje me Republikën Islamike të Iranit.

Sipas agjencisë Reuters, me një veprim historik të pashembullt, 382 anëtarë nga 429 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA i shkruan një letër Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo duke i kërkuar atij të ndryshojë taktikat e veta në përpjekjet që të zgjatet embargoja e armatimeve dhe sanksioneve kundër Iranit dhe të angazhohet në bashkëpunimin me Kombet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët amerikanë. Letra u shkrua me iniciativën e Elliot Engel, kryetari i Komitetit të çështjeve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Mike McCowall, një republikan i lartë. "Embargoja e armëve kundër Iranit do të përfundojë në tetor dhe ne jemi të shqetësuar se skadimi i kësaj embargoje do të bëjë që më shumë vende të përfshihen në marrëveshje armësh me Iranin", thuhet në letër. New York Times raportoi të hënën se Sekretari i Shtetit amerikan po punon brenda kornizës së politikës së presionit maksimal ndaj Iranit, duke i kërkuar Këshillit të Sigurimit të KB që të zgjasë embargon e armëve kundër Iranit e cila skadon në tetor të vitit 2020. Qasja amerikane është kundërshtuar nga Rusia.