Situata e koronavirusit në Angli
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96662-situata_e_koronavirusit_në_angli
Boris Johnson ka thënë se Britania e Madhe po e kalon pikun e shpërthimit të koronavirusit në vend dhe se po punohet për një strategji për daljen e vendit nga bllokimi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 01, 2020 03:05 Europe/Tirane
  • Situata e koronavirusit në Angli

Boris Johnson ka thënë se Britania e Madhe po e kalon pikun e shpërthimit të koronavirusit në vend dhe se po punohet për një strategji për daljen e vendit nga bllokimi.

"Ne jemi duke e kaluar pikun e pandemisë'' ,tha Johnson. Ai shtoi se ai do të përcaktojë një plan gjithëpërfshirës javën e ardhshme për rifillimin e ekonomisë dhe rihapjen e shkollave. Por ai paralajmëroi se lehtësimi i masave kufizuese nuk do jetë në mënyrë të menjëhershme, pasi vendi mund të rrezikohet nga një valë e dytë e Covid-19.Johnson tha se 674 persona të tjerë kishin humbur jetën nga koronavirusi në vend në 24 orët e fundit. Por ai tha se më shumë se 81,000 teste janë kryer gjatë ditës së kaluar dhe se është deri më tani numri më i lartë ditor.Qeveria kishte vendosur një objektiv për të kryer 100,000 teste deri në fund të prillit, megjithëse shifrat e testimit përfshijnë vetëm teste ku një rezultat është konfirmuar, kështu që akoma nuk është e qartë nëse është arritur kjo.