Vendimi kundër Hezbullahut, policia gjermane sulmon xhamitë dhe shtëpitë e myslimanëve
Policia gjermane ka sulmuar dhe bastisur disa shtëpi dhe xhamitë e myslimanëve.
Njëkohësisht me vendimin e qeverisë gjermane për ta cilësuar si terrorist lëvizjen e rezistencës islamike libaneze Hezbullah, policia gjermane ka kryer disa operacione për arrestimin e anëtarëve të Hezbullahut të Libanit. Funksionarët e sigurisë në gjermani kanë pretenduar se kanë arrestuar 1 mijë e 50 anëtarë të Hezbullahut të Libanit në territorin gjerman. Ministria e brendshme e Gjermanisë pë të kënaqur regjimin sionist dhe Amerikën, vitet e fundit ka marrë shumë masa për kufizuar aktivitetet e Hezbullahut të Libanit dhe ka ushtruar presione ndaj vendeve të tjera evropiane për të quajtur Hezbullahun si grup terrorist. Nga ana tjetër Amerika për t’i dhënë fund popullaritetit të Hezbullahut në Liban, ka vendosur në listën e saj të sanksioneve disa banka dhe personalitete libaneze nën akuzën e lidhjes me Hezbullahun.