Fillon takimi i krerëve të NAM nëpërmjet internetit
Takimi i krerëve të vendeve të grupit të kontaktit të organizatës NAM ka filluar ditën e hënë nëpërmjet sferës virtuale.
Ky takim ka filluar me fjalimin e Ilham Aliev, presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, si kryesues i radhës së samitit të 18-të të krerëve të vendeve anëtare të organizatës NAM.
Në vazhdim të këtij takimi virtual që po zhvillohet nëpërmjet videokonferencave, Tijjani Muhammed-Bande, kryetari i mbledhjes së 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, do të mbajë fjalimin e tij në këtë takim dhe pastaj do të lexohet edhe mesazhi i Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, gjithashtu nëpërmjet videokonferencës.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë gjithashtu në këtë takim do të paraqesë një raport në lidhje me gjendjen e përhapjes dhe kontrollit të epidemisë Covid-19 në mbarë botën.
Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, do të jetë prej folësve të tjerë në këtë takim të krerëve të vendeve anëtare të organizatës NAM.
Në këtë takim virtual do të marrin pjesë përfaqësuesit e 40 vendeve në mesin e tyre 19 president, një zv/president, 6 kryeministra, një zv/kryeministër, 8 ministra të punëve të jashtme dhe një ministër i punëve të brendshme.
Vlen të theksohet se Grupi i Kontaktit është pjesë e strukturave të organizatës NAM i cili është krijuar me qëllim lehtësimin e përgjegjësive të kryesisë së kësaj organizate.