Senatori amerikan kërkon tërheqjen e e trupave nga Arabia Saudite
Një prej senatorëve republikanëve nga Karolinë e jugut ka kërkuar nga presidenti amerikan të tërheqë trupat nga Arabia Saudite.
Kevin Cramer, senator republikan ditën e hënë nga presidenti amerikan kërkoi të tërheqë dhe largojë sistemin raketor Patriot nga Arabia Saudite. Camer shtoi: 2500 ushtarakë dhe sisteme mbrojtëse raketore amerikane janë vendosur në Arabinë Saudite për mbrojtjen e naftës së këtij vendi i cili aktualisht ka shpallur luftë kundër industrisë tonë të naftës. Senatori amerikan gjithashtu nga presidenti amerikan ka kërkuar të ndalojë anijet cisternë të Arabisë Saudite që të arrijnë në rafineritë amerikane të naftës. Kevin Cramer gjithashtu disa ditë më parë ka kritikuar ashpër Arabinë Saudite për shtimin e prodhimit të naftës në tregun botëror. Arabia Saudite duhet t’i japë fundi mbingopjes së tregut me naftë. Pas akordit të arritur mes OPEC-ut dhe Rusisë çmimi i naftës ka regjistruar vlerën më të ulët në 20 vite te kaluara. Vazhdimi i uljes së çmimit të naftës, i ka përballur kompanitë amerikane me rrezikun e falimentimit.