Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Itali dhe Spanjë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96777-ulet_ndjeshëm_numri_i_viktimave_në_itali_dhe_spanjë
Italia regjistroi sot 236 viktima në 24 orë e 1075 raste pozitive më shumë. Numri total i viktimave në Itali ka arritur në 29 315 e numri i personave të infektuar deri më sot është 213 013.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 05, 2020 16:27 Europe/Tirane
  • Ulet ndjeshëm numri i viktimave në Itali dhe Spanjë

Italia regjistroi sot 236 viktima në 24 orë e 1075 raste pozitive më shumë. Numri total i viktimave në Itali ka arritur në 29 315 e numri i personave të infektuar deri më sot është 213 013.

Numri i pacientëve pozitiv aktual me Covid 19 në Itali është aktualisht 98 467. Në repartet e terapisë intensive sot janë regjistruar 52 pacientë më pak e numri i pacientëve të shëruar është rritur sot në 85 231. Edhe në Spanjë duket se numri i viktimave nga Covid-19 po ulet ndjeshëm. Gjatë 24-orëve të fundit në këtë shtet janë konfirmuar 185 viktima të prekur nga Covid-19. Ndërkohë po gjatë 24-orëve të fundit në të gjithë Spanjën janë infektuar me koronavirus 867 persona duke e çuar në total numrin në mbi 219 mijë. Deri më tani Spanja numëron 25613 viktima që u prekën nga Covid-19. Sipas autoriteteve në Spanjë kjo është dita e tretë radhazi që në Spanjë numri i vdekjeve ditore bie nën 200.