Covid-19 nuk largohet, shtohen viktimat në Itali dhe Spanjë
Italia vazhdon luftën e saj kundër pandemisë në fazën 2 e cila vazhdon të kufizojë lirinë e lëvizjes tek qytetarët duke lejuar hapjen graduale të disa aktiviteteve.
Qeveria Conte ka komunikuar se dy ditët e para të kësaj faze janë pozitive e qytetarët italianë kanë treguar sens të lartë përgjegjësie e respektimi në rregullat e distancimit social. "Nëse kurba e pandemisë do të na e lejoj, shumë sektorë të ekonomisë që janë të mbyllura mund të hapen para datës së përcaktuar", ka thënë për mediat kryeministri Giuseppe Conte. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 369 viktima e 1,444 të infektuar më shumë. Numri total i viktimave ka arritur në 29,864 e i të infektuarve në 214,457. Edhe Spanja ka shënuar një rritje të numrit të viktimave për shkak të Covid-19, teksa prej së shtunës humbjet e jetës në këtë vend ishin nën shifrat 200. Sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore, në 24 orët e fundit, humbën betejën me virusin 244 persona duke eçuar bilancin total të vdekjeve në 25,857. Ndërkohë, numri i rasteve të reja është rritur me 3,121. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 253,682.