Trump: Qëllimi ynë ruajtja e naftës së Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96840-trump_qëllimi_ynë_ruajtja_e_naftës_së_sirisë
Presidenti amerikan ka deklaruar se qëllimi i pranisë ushtarake amerikane në Siri është ruajtja e naftës së këtij vendi.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 08, 2020 02:47 Europe/Tirane
  • Trump: Qëllimi ynë ruajtja e naftës së Sirisë

Presidenti amerikan ka deklaruar se qëllimi i pranisë ushtarake amerikane në Siri është ruajtja e naftës së këtij vendi.

Ekzistojnë vende të pasura për të cilët ne ofrojmë mbrojtje përballë asgjëje. Nëse i mbrojmë disa vende atëherë ata duhet të na respektojnë, tha në fjalën e tij Donald Trump.ai tha se Arabia Saudite është një vend i pasur që është shprehur e gatshme të paguajë një pjesë të shpenzimeve të mbrojtjes së saj. Amerika është keqpërdorur nga miqtë dhe armiqtë e saj mirëpo kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen. Turqia dhe Siria janë në gjendje të mbrojnë kufijtë e tyre dhe nuk duan që forcat amerikane të jenë atje, por prania jonë atje është me qëllim mbrojtjen e naftës, tha në fjalën e tij presidenti amerikan. Donald Trump flet për pagimin e një pjese të shpenzimeve të mbrojtjes së Arabisë Saudite në kohën kur Wall Street Journal ka publikuar një raport mbi heqjen e sistemeve patriot të amerikës nga Arabia Suadite.