Kapaciteti ushtarak i Iranit, ankth për Shtëpinë e Bardhë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i96903-kapaciteti_ushtarak_i_iranit_ankth_për_shtëpinë_e_bardhë
Një analist amerikan i çështjeve të sigurisë dhe ushtarake ka thënë se kapaciteti ushtarak i Iranit është bërë një ankth për radikalët e Uashingtonit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 10, 2020 09:54 Europe/Tirane
  • Kapaciteti ushtarak i Iranit, ankth për Shtëpinë e Bardhë

Një analist amerikan i çështjeve të sigurisë dhe ushtarake ka thënë se kapaciteti ushtarak i Iranit është bërë një ankth për radikalët e Uashingtonit.

Gordon Duff, analist amerikan i çështjeve të sigurisë dhe amerikane, ditën e diele në një intervistë me agjencinë e lajmeve IRNA, në lidhje me arsyen e përpjekjeve të gjithanshme të Shtëpisë së Bardhë për të vazhduar embargon e armëve kundër Iranit në KS të OKB, deklaroi: “Frika e vërtetë e Donald Trump, presidentit të Amerikës, është kjo që Irani do ta ndërtojë forcën e tij ajrore.”

Sipas këtij analisti amerikan, ankthi i Mike Pompeo, sekretari i përgjithshëm i Amerikës dhe Mark Espe, sekretari amerikan i mbrojtjes, në lidhje me kapacitetin ushtarak të Iranit është shndërruar në realitet.

Ky analist amerikan shtoi: “Duke marrë parasysh faktin se raketat e Iranit janë ndër më të mirat në botë, shqetësimi më i madh i Pompeo dhe Esper është shndërruar në realitet. Pretendimi i Uashingtoni në lidhje me të drejtën e tij për të interpretuar paragrafët e marrëveshjes bërthamore me qëllim të vazhdimit të embargos së armatimeve kundër Iranit, dëmton vetëm pozitën e Amerikës. Deklaratat e pakuptimta dhe të çmendura të Uashingtonit që kanë çuditur Iranin dhe shumë vende të tjera, ushtron ndikim shkatërrues për amerikanët”.