Amerika akoma kërkon çarmatosjen e Hezbullahut të Libanit
Përfaqësuesja e Amerikës në OKB me anë të një deklarate ndërhyrëse, ka kërkuar çarmatosjen e Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah).
Gazeta sioniste “Jerusalem Post” njoftoi se Kelly Craft, përfaqësuesja e Amerikës në OKB, të enjten (sot) në mëngjes) ka kërkuar nga KS i OKB që ta çarmatosi Lëvizjen e Rezistencës Islamike të Libanit (Hezbullah).
Kelly Craft gjatë një mbledhje të KS të OKB me temë rezoluta 1559, ka paraqitur këtë kërkesë në emër të forcimit të rolit të forcave paqeruajtëse të vendosura në Liban që quhen UNIFEL.
Kelly Craft pretendoi se duhet kryer hetime në lidhje me aktivitetet e Hezbullahut të Libanit sepse Uashingtoni është i shqetësuar thellë në lidhje me këto aktivitete në Liban dhe Siri.
Kjo diplomate amerikane në vazhdim ka kërkuar nga anëtarët e tjetër të KS të OKB që të respektojnë me seriozitet embargon e armatimeve të KS dhe ka shprehur keqardhje për moszbatimin e rezolutave të OKB!!!