Rusia paralajmëron Amerikën
Zv/ministri i jashtëm i Rusisë ka paralajmëruar Amerikën mbi veprimet e saj për të rinovuar afatin e embargos së armatimeve kundër Iranit dhe ka thënë se tilla veprime mund të shkaktojnë krizë në KS të OKB.
Sergei Riabkov, deklaroi: Rusia po i ndjek të gjitha deklaratat e autoriteteve amerikane lidhur me shtyrjen e embargos së armatimeve kundër Iranit dhe po analizon pikëpamjet e qeverisë amerikane lidhur me marrëveshjen bërthamore. Qëndrimi i Moskës është krejtësisht i qartë se nuk do të lejojë asnjë vend që të përdorë rezolutat e KS të OKB në formë të seleksionuar. Riabkov ndër të tjera shtoi se Amerika 2 vjet më parë është larguar nga marrëveshja bërthamore dhe ka shkelur rezolutën 2231. Rusia dhe Kina janë kundër vendosjes së embargos së armatimeve kundër Iranit dhe sipas shumë analistëve ekziston mundësia që Rusia dhe Kina të përdorin veton kundër rezolutës së propozuar nga Amerika për shtyrjen e afatit të embargos së armëve kundër Iranit. Afati i embargos së armatimeve kundër Iranit përfundon në tetor të vitit 2020.