Italia me masa të reja për hapjen e kufijve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97109-italia_me_masa_të_reja_për_hapjen_e_kufijve
Në orët e vona të natës duke u gdhirë mëngjesi i 16 majit qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 17, 2020 02:55 Europe/Tirane
  • Italia me masa të reja për hapjen e kufijve

Në orët e vona të natës duke u gdhirë mëngjesi i 16 majit qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.

 Dekreti përcakton një kuadër normativ kombëtar masash që hyjnë në zbatim nga data 18 maj deri më 31 korrik 2020 e që me anë të urdhëresave shtetërore, rajonale e komunale vendosin rregullimin e lëvizjes së personave fizik si dhe mënyrën e zhvillimit të aktiviteteve tregtare, prodhuese e sociale.  Prej datës 18 maj e deri më 2 qershor 2020 lejohet lëvizja e lirë nga një komunë në tjetrën brenda të njëjtit rajon, e ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete publike e private nga një rajon në tjetrin.  Prej datës 3 qershor 2020 do të lejohet lëvizja e lirë në të gjithë territorin kombëtar e limitimet mund të kryhen vetëm nga urdhëresa rajonale në varësi të rrezikut epidemik i pranishëm në këto zona.  Gjithashtu prej datës 3 qershor Italia hap kufijtë e lejon lëvizjet me vendet e tjera e që mund të limitohen vetëm nga vendime shtetërore e marrëdhënie mes vendeve në varësi të riskut epidemik e në përputhje me kufizimet e rregulloreve të vendosura nga Bashkimi Evropiane e nga detyrimet ndërkombëtare.  Dekreti i ri qeverisë italiane konfirmon ndalimin e lëvizjes për personat në regjim karantinimi deri sa strukturat shtetërore të vërtetojnë shërimin e tij nga Covid-19.  Do të vazhdoj të jetë i ndaluar grumbullimi i njerëzve në vende publike e të hapura.  Aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social.  Prej datës 18 maj do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat.  Qeveritë lokale kanë për detyrë të monitorojnë çdo ditë ecurinë e kurbës së pandemisë e të raportojnë të dhënat në Ministrinë e Shëndetësisë e në Institutin e Shëndetit Publik.  Për shkelje të rregullave të këtij dekreti do të aplikohet gjoba nga 400 euro në 3000 euro e në raste se individ ndalet duke udhëtuar me automjetin e tij gjoba do të rritet me 1/3 më shumë.  Në rast shkelje nga ana e aktiviteteve tregtare e prodhuese masa administrative parashikon mbylljen e aktivitetit nga 5 deri në 30 ditë, së bashku me gjobën përkatëse.  Në 24 orët e fundit numri i viktimave në Itali është rritur me 242 më shumë duke çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 31 610.  Janë regjistruar 789 raste pozitive duke e çuar numrin total të të infektuarve në 223 885.