Një grup I inteligjencës amerikane konfirmon suksesin hapësinor të Iranit
Një grup i inteligjencës në Amerikë me bazë në Nju Jork në një raport të tij ka konfirmuar suksesin hapsinor të Iranit duke thënë se me anë të programit hapësinor Irani është kthyer në një fuqi rajonale.
Grupi i njohur me emrin Sufan që është i varur nga Ali Sufan ish kreu i FBI në Amerikë, në raportin e tij analizon rolin e programit hapësinor të Iranit në kthimin e këtij vendi në një fuqi rajonale dhe tha: Teknologjia hapësinore dhe raketore e Iranit në vitet e fundit ka avancuar shumë dhe ka ndihmuar këtë vend që të kthehet në një fuqi rajonale. Amerika dhe aleatët e saj nuk kanë fuqi që të parandalojnë Iranin dhe fuqia e Iranit do të arrijë në atë pikë saqë do të jetë shumë e vështirë eliminimi i influencës strategjike të Iranit nëpërmjet sanksioneve apo izolimit diplomatik. Lëshimi i satelitit Noor ka habitur tejmase ekspertët amerikanë dhe aleatët e këtij vendi të cilët monitorojnë qëllimet dhe fuqinë e Iranit. Vlen të theksohet se garda revolucionare muajin e kaluar ka lëshuar në orbitë satelitin ushtarak Noor i cili është vendosur në distancën 425 km larg nga toka.