Franca dhe Gjermania kërkojnë rihapjen e shpejtë të kufijve evropianë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97382-franca_dhe_gjermania_kërkojnë_rihapjen_e_shpejtë_të_kufijve_evropianë
Kryetari i Parlamentit të Francës dhe homologu i tij gjerman kanë kërkuar rihapjen sa më shpejtë që është e mundur të kufijve mes vendeve evropiane pas mbylljes disa javore për shkak të përhapjes së virusit Korona.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 27, 2020 09:44 Europe/Tirane
  • Franca dhe Gjermania kërkojnë rihapjen e shpejtë të kufijve evropianë

Kryetari i Parlamentit të Francës dhe homologu i tij gjerman kanë kërkuar rihapjen sa më shpejtë që është e mundur të kufijve mes vendeve evropiane pas mbylljes disa javore për shkak të përhapjes së virusit Korona.

Richard Ferrand dhe Wolfgang Shobel me anë të një deklarate të përbashkët, kanë thënë: "Franca dhe Gjermania në rast të krijimit të kushteve të duhura, duhet të bëjnë përpjekjet menjëherë për vendosjen e qarkullimit të lirë në zonën Schengenit".

Të dy palët kanë theksuar: "Mbyllja e kufijve të Francës dhe Gjermanisë aktualisht ka pasoja shumë serioze të cilat janë shumë më të mëdha se sa zonat kufitare dhe sidomos kanë ndikuar mbi marrëdhëniet mes të dy vendeve".

Ndërkohë ekonomia e Francës pritet të tkurret për 20 për qind në tremujorin e dytë të vitit, si rezultat i masave të ashpra të izolimit ndaj koronavirusit, tha Zyra e Statistikave e këtij vendi, Insee.

Sipas saj, në tremujorin e parë ekonomia franceze është tkurrur për 6 për qind.

Insee tha se aktiviteti ekonomik është kthyer për 21 për qind më pak se nivelet e zakonshme, pas lehtësimit të masave të izolimit, të cilat kanë qenë në fuqi nga mesi i marsit deri në fillim të majit.

Pandemia e koronavirusit ka goditur rëndë eknomitë e vendeve të Evropës, të cilat janë detyruar të mbyllin përkohësisht bizneset për të frenuar përhapjen e sëmundjes që e shkakton koronavirusi, COVID-19.