Amerika shkel hapur rezolutën 2231 të KS të OKB
Sanksionimi I bashkëpunimeve ndërkombëtare në sektorin bërthamor me Republikës Islamike të Iranit, është shkelje e hapur e rezolutës 2231 nga KS i OKB.
Abas Mousavi, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ditën e shtunë pasi dënoi sanksionet e Amerikës tha se ky veprim shkel të drejtat themelore të Iranit dhe dëmton rëndë sistemin publik të botës. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit ditën e enjte në mesazhin e tij në Twitter njoftoi se Amerika do të heqë të gjitha pezullimet e sanksioneve që lidhen me marrëveshjen bërthamore dhe vendos sanksione ndaj 2 shkencëtarëve iranianë. Pezullimet bërthamore lidhur me Iranin përfshijnë ndryshimin e përdorimit të reaktorit të ujit të rëndë në Arak, kthimin e qendrës pasuruese të uraniumit Fordo, shkëmbimin e karburantit të reaktorit të centralit të Bushehrit dhe reaktorit studimor të Teheranit. Sipas shumë ekspertëve, në kushtet aktuale heqja e pezullimit të sanksioneve bërthamore kundër Iranit nuk është një veprim i logjikshëm dhe nëse Shtëpia e Bardhë dorëzohet përballë preferencave të sekretarit të jashtëm Mike Pompeo dhe në muajin gusht nuk miraton pezullimin e sanksioneve për bashkëpunimin bërthamor me Iranin, atëherë ajo duhet të sanksionojë Rusinë, Kinën dhe BE – në për shkak të bashkëpunimit të tyre në projektet e lartpërmendura. Donald Trump me politikën e vendosjes së sanksioneve më të ashpra kundër Iranit ka krijuar imagjinatën se në këtë mënyrë mund ta detyrojë Iranin të futet në tryezën e bisedimeve për një akord të ri. Heqja e pezullimeve të bashkëpunimeve bërthamore, edhe pse ashtu si sanksionet e tjera nuk ka ndonjë ndikim në aktivitetet paqësore bërthamore të Iranit, mirëpo nga pikëpamja e juridiksionit ndërkombëtar është një veprim për të mos përfillur zotimet ndërkombëtare gjë e cila dëmton rëndë juridiksionin dhe ligjet ndërkombëtare. Dieter Kempf, kreu i unionit federal ekonomik të Gjermanisë në një intervistë për mediat gjermane ka thënë: Pasojat e rikthimit të sanksioneve të Amerikës kundër Iranit janë shqetësuese. Veprimi i fundit i Amerikës mund të sjelle destabilitet pasi ai dëmton lidhjet dhe shkëmbimet ndërkombëtare. Ministria e jashtme e Rusisë veprimin e fundit të Amerikës e ka quajtur të rrezikshëm dhe goditje ndaj traktatit NPT dhe me anë të një deklarate ka thënë: Vala e re e sanksioneve kundër Iranit e shpallur nga Amerika ka për qëllim të dëmtojë përpjekjet e vendeve që kanë mbetur në marrëveshjen bërthamore. Këtë e thekson edhe deklarata e zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit. Megjithatë Irani po i monitoron nga afër pasojat teknike dhe politike të këtij veprimi dhe në rast të ndonjë ndikimi negativ në të drejtat bërthamore të Iranit, do të ndërmarrë masa konkrete dhe juridike sipas normave dhe dispozitave ndërkombëtare të marrëveshjes bërthamore.