Rusia dërgon letër OKB në mbrojtje të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97601-rusia_dërgon_letër_okb_në_mbrojtje_të_iranit
Përfaqësuesi i Rusisë në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB pasi ka hedhur poshtë pretendimet e Amerikës mbi atë se Irani me lëshimin e satelitit të tij në hapësirë ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB, deklaroi se Irani ka të drejtë të posedojë teknologji mbrojtëse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 05, 2020 03:44 Europe/Tirane
  • Rusia dërgon letër OKB në mbrojtje të Iranit

Përfaqësuesi i Rusisë në OKB në një letër drejtuar sekretarit të përgjithshëm të OKB pasi ka hedhur poshtë pretendimet e Amerikës mbi atë se Irani me lëshimin e satelitit të tij në hapësirë ka shkelur rezolutën 2231 të KS të OKB, deklaroi se Irani ka të drejtë të posedojë teknologji mbrojtëse.

Vasili Nebenzia, në letrën e tij dërguar Antonio Guterres dhe kreut të radhës së KS të OKB ka thënë : Irani kurrë nuk ka poseduar armë atomike dhe këtë nuk e posedon as sot dhe ne presim që edhe në të ardhmen ata të mos kenë të tilla armë. Nebenzia akuzat e Amerikës lidhur me lëshimin e satelitit iranian në hapësirë më datë 22 prill i cilësoi mashtruese dhe tha: rezoluta e vitit 2015 nga Irani ka kërkuar të mos kryejë asnjë aktivitet që lidhen me raketat balistike që kanë kapacitet mbartës të kokave bërthamore. Nebenzia përmendi konfirmimet e vazhdueshme të ANEA mbi zbatimin e plotë të marrëveshjes bërthamore nga ana e Iranit dhe tha: Ky realitet vërteton se Irani nuk posedon raketa balistike që mund të mbartin koka bërthamore dhe nuk ka testuar apo zhvilluar të tilla raketa. Me afrimin e afatit të heqjes së embargos së armatimeve kundër Iranit sipas rezolutës 2231 të KS të OKB, Amerika ka shtuar përpjekjet e saj për të ruajtur dhe mos hequr këtë embargo dhe për të shtuar sanksionet kundër Iranit. Qeveria amerikane ditët e fundit ka propozuar një rezolutë anëtarëve të KS të OKB nga të cilët kërkon që të shtyjnë embargon e armatimeve kundër Iranit. Megjithatë për miratimin e këtij rezolute do të duhet vota e 9 anëtarëve të KS të OKB dhe mospërdorimi i vetos nga ana e Rusisë dhe Kinës.