Deklaratat e Trump ka shtuar irritimin e shoqërisë amerikane
(last modified Sat, 06 Jun 2020 07:53:19 GMT )
Qershor 06, 2020 09:53 Europe/Tirane
  • Deklaratat e Trump ka shtuar irritimin e shoqërisë amerikane

Publikimi i videove të reja mbi dhunën e policisë amerikane dhe deklaratat polemike të Donald Turmp mbi uljen e nivelit të papunësisë, kanë shtuar irritimin e shoqërisë dhe protestat pas vrasjes së një shtetasi afro-amerikan në Amerikë.

Pamjet e reja tregojnë se 2 policë në qytetin Bufalo të Nju Jorkut ushtrojnë dhunë fizike ndaj një protestuesi 75 vjeçar të cilin e kanë shtrirë të plagosur në tokë. Bajron Braun kryebashkiaku i Bufalo ka deklaruar se ai së bashku me kreun e policisë së këtij qyteti shprehin keqardhjen e thellë për këtë ngjarje. Ndërkohë Andreu Komo guvernatori i Nju Jorkut këtë ngjarje e ka quajtur plotësisht të pajustifikueshme dhe të turpshme. Ndërsa një video tjetër tregon 4 oficerë policisë në Indianapolis ku një grua goditet rëndë me shkop gome dhe ndaj saj lëshohet spruco me piper. Një tjetër video tregon se në qytetin Nju Jork me dhjetëra policë sulmojnë protestuesit. Policia në Nju Jork ka shpallur gjendjen e ndalim-qarkullimit dhe ka arrestuar 270 persona që kanë shkelur ligjin në fjalë. Ndërkohë krye bashkiaku i Nju Jorkut ka pretenduar se policia është treguar e vetëpërmbajtur mirëpo gazeta Nju Jork time duke iu drejtuar atij, krye bashkiakut i ka kërkuar të hapë sytë pasi policia ka dalë jashtë kontrollit. Protestat kundër vrasjes së afro-amerikanit George Floyd dhe kundër racizmit në Amerikë vazhdojnë akoma. Këto janë protestat më të mëdha të organizuar anë Amerikë që nga vrasja e Marit Luterking në vitin 1968 në Amerikë.

Tags