Biden pohon racizmin sistematik të policisë amerikane
(last modified Thu, 11 Jun 2020 07:58:56 GMT )
Qershor 11, 2020 09:58 Europe/Tirane
  • Biden pohon racizmin sistematik të policisë amerikane

Vrasja tragjike e George Floyd nga një polic i bardhë në qytetin Mineapolis të Amerikës, ndezi një  valë të madhe protestash kundër racizmit dhe diskriminimit racial në këtë vend. Aktualisht ndaj Amerikës janë shtuar kritikat për shkak të racizmit strukturor dhe sistematik të këtij vendi.

Joe Biden ish president i Amerikës dhe kandidat i demokratëve për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, në formë zyrtare ka pranuar racizmin sistematik të policisë amerikane. Biden në një intervistë me CBS ka thënë: Racizmi sistematik ekziston në të gjithë sistemin e organeve ekzekutive të Amerikës mes tyre policia. Ky është një fakt dhe kjo është një çështje serioze. Biden duke thënë se jo të gjithë policët janë racistë shtoi se veprimet e policisë amerikane dëshmojnë se në këtë strukturë ekzistojnë veprime raciste. Në fakt shoqëria e bardhë në Amerikë kryen veprime raciste ndaj pakicave të tjera me ngjyrë dhe kjo është më e theksuar tek policët e bardhë ndaj zezakëve. Donald Trump gjithashtu mban qëndrime dhe kryen veprime krejtësisht raciste. Ai në reagim ndaj protestave të pashoq kundër vrasjes së George Floyd dhe kundër vazhdimit të dhunës së të bardhëve ndaj zezakëve ka theksuar përdorimin e forcave dhe dhunës ndaj protestuesve. Kjo tregon se Trump në mbështetje të rrymave radikale mes tyre oficerëve të bardhë të policisë, haptazi ka treguar se nuk njeh kufij në prirjet e tij raciste. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagimin e Mishel Ballet komisare e lartë për të drejtat e njeriut në OKB, e cila ka kritikuar ashpër dhunën e policisë amerikane kundër të bardhëve që shkaktuan protesta të gjerë në Amerikë. Përveç kësaj unioni i lirive civile në Amerikë në një letër të hapur për KS të OKB ka kërkuar organizimin e një takimi të jashtëzakonshëm për analizimin e dhunës policisë dhe shtypjen e protestave në Amerikë. Xhemil Dakar drejtor i programit për të drejtat e njeriut në unionin e lirive civile në Amerikë në një deklaratë ka thënë: Amerika duhet të përballet me po ato inspektime, monitorime dhe gjykime që u bën menjëherë vendeve të tjera. Me gjithë kritikat dhe protestat e shumta dhe pohimin e racizmit strukturor dhe sistematik të policisë amerikane kundër zezakëve, deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë thelbësore për të ndryshuar këtë gjendje të rënduar dhe çnjerëzore në Amerikë. Në kohën kur shumë grupe aktive politike dhe të të drejtave të njeriut pas vrasjes çnjerëzore të George Floyd nga polici i bardhë në Amerikë kanë kërkuar ndërprerjen e buxhetit për policinë amerikane, senatorët republikanë me anë të një rezolutë janë shprehur kundër kësaj kërkese. Donald Trump president i Amerikës dhe aleatët e tij të afërt kanë kritikuar ashpër aktivistët politikë dhe demokratët të cilët kanë mbështetur lëvizjen e ndërprerjes së buxhetit të policisë.

Tags