Trump: Nuk jemi policët e botës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97839-trump_nuk_jemi_policët_e_botës
Presidenti amerikan Donald Trump u tha sot kadetëve të Akademisë Ushtarake se nuk është detyra e ushtrisë së SHBA të bëjë policin e botës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 13, 2020 17:33 Europe/Tirane
  • Trump: Nuk jemi policët e botës

Presidenti amerikan Donald Trump u tha sot kadetëve të Akademisë Ushtarake se nuk është detyra e ushtrisë së SHBA të bëjë policin e botës.

Presidenti Trump dha sot një fjalim për rreth 1000 studentë që u diplomuan në akademinë e West Point duke përsëritur vizionin e tij nacionalist të politikës së jashtme. “Ne po rivendosim parimet themelore por nuk është detyra e ushtarit amerikan të rindërtojë kombet e huaja, por të mbrojë, të mbrojë me forcë kombin tonë nga armiqtë e huaj. Ne po u japim fund luftërave të zgjatura. Dhe në vend të kësaj kemi një vizion të ri të fokusuar në mbrojtjen e interesave amerikane. Nuk është detyra e trupave të SHBA të zgjidhin konfliktet e lashta nëpër botë, nëpër toka të largëta për të cilat nuk kemi dëgjuar ndonjëherë. Ne nuk jemi policët e botës”, tha Trump.