Rezoluta anti-iraniane e tre vendeve evropiane në KG të ANEA
Britania, Gjermania dhe Franca duke iu bashkangjitur pretendimet e amerikanëve në KG të ANEA kanë përsëritur disa pretendime kundër Iranit.
KG i ANEA, në takimin uebinar të mbajtur dje ka hartuar projektrezolutën e propozuar nga Britania, Franca dhe Gjermania ku Iranit i kërkohet bashkëpunim të plotë në hetimet e ANEA. Thuhet se kjo rezolutë është i pari paralajmërim serioz i ANEA për Iranin nga viti 2012. Rafael Grossi, drejtori i përgjithshëm i ANEA në një konferencë për shtyp ka përsëritur pretendimet kundër Iranit dhe ka thënë se Teherani nuk ka lejuar qasjen në dy qendra të tij bërthamore. Ndërkohë autoritetet e Britanisë, Francës dhe Gjermanisë vitet e fundit duke ndjekur politikat e Uashingtonit nuk ka zbatuar zotimet e tyre kundrejt marrëveshjes bërthamore. Takimi i vendeve anëtare të Këshillit të Guvernatorëve të ANEA për shkak të përhapjes së virusit Korona, për herë të parë ka filluar punimet me anë të një uebinari. Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se takimi i vendeve anëtare të KG të ANEA ka filluar sot nëpërmjet lidhjeve të drejtpërdrejta virtuale. Raporti vjetor i bashkëpunimeve teknike të vitit 2019, bashkëpunimi i ANEA-s me Iranin duke marrë parasysh rezolutën 2231 të vitit 2015 të KS të OKB, raporti i zbatimit të marrëveshjes për inspektime në vitin 2019, si dhe zbatimi i inspektimeve në Korenë Veriore janë prej temave që do të diskutohen ditën e sotshme. Ishte parashikuar se gjatë këtij takimi të Këshillit të Guvernatorëve, Rafael Grossy, drejtori i përgjithshëm i ANEA-s, në selinë e këtij institucioni ndërkombëtar do t'i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve.