Gjenerali amerikan: Irani synon të dëbojë forcat amerikane nga rajoni
https://parstoday.ir/sq/news/world-i97961-gjenerali_amerikan_irani_synon_të_dëbojë_forcat_amerikane_nga_rajoni
Irani synon të dëbojë forcat amerikane nga rajoni, tha kreu i komandës qendrore të SHBA në Azinë Perëndimore.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 20, 2020 03:22 Europe/Tirane
  • Gjenerali amerikan: Irani synon të dëbojë forcat amerikane nga rajoni

Irani synon të dëbojë forcat amerikane nga rajoni, tha kreu i komandës qendrore të SHBA në Azinë Perëndimore.

Sipas kanalit të lajmeve Al-Jazeera, gjenerali Kenneth McKenzie tha në një konferencë për shtyp, se Irani po kërkonte të dëbonte ushtrinë amerikane nga rajoni. I pyetur për një konfrontim të mundshëm ushtarak midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, gjenerali amerikan u përgjigj se "Shtetet e Bashkuara nuk duan luftë me Iranin dhe nuk mendoj se edhe iranianët po kërkojnë një luftë me ne. Ajo që ata duan është që ne të largohemi nga rajoni". Lidhur me tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku, Kenneth McKenzie tha: "Shtetet e Bashkuara riafirmojnë se numri i trupave të tyre të vendosura në Irak do të zvogëlohet, por nuk do të zvogëlohet në zero. Kjo është ajo që dëshirojmë. Ne nuk dëshirojmë të mbajmë një numër të madh forcash në Irak". Më 5 janar, Parlamenti i Irakut votoi unanimisht për largimin e trupave amerikane nga Iraku. Ai e obligoi qeverinë të anulojë marrëveshjen e saj me Koalicionin Ndërkombëtar të Luftës kundër ISIS dhe të paraqesë një ankesë kundër Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara dhe në Këshillin e Sigurimit për shkeljen e rrezikshme të sovranitetit Irakian.