Trump përsërit pretendimet për marrëveshje të shpejtë me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98000-trump_përsërit_pretendimet_për_marrëveshje_të_shpejtë_me_iranin
Presidenti i Amerikës duke arsyetuar dështimin e politikës së tij ndaj Iranit për të cilën po kritikohet në masë të gjerë, pretendoi se është i gatshëm për një marrëveshje të shpejtë me Iranin.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 21, 2020 12:58 Europe/Tirane
  • Trump përsërit pretendimet për marrëveshje të shpejtë me Iranin

Presidenti i Amerikës duke arsyetuar dështimin e politikës së tij ndaj Iranit për të cilën po kritikohet në masë të gjerë, pretendoi se është i gatshëm për një marrëveshje të shpejtë me Iranin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump ditën e shtunë në një tubim elektoral në qytetin Tulsa të shtetit Oklahama, pretendoi: "Irani dhe Kina dëshirojnë që rivali i tij zgjedhor Joe Baiden nga Partia Demokrate të fitojë në zgjedhjet presidenciale".

Trump në vazhdim pretendoi: "Jam i gatshëm për një marrëveshje të shpejtë me Iranin".

Këto pretendime të presidentit amerikan bëhen në kohën kur Britani, Franca dhe Gjermania ditën e premte në kuadër të përpjekjeve për të fituar vëmendjen e Amerikës, kanë miratuar një rezolutë politike kundër Iranit në Këshillit Guvernator të ANEA-s.

Ndërkohë autoritetet iraniane nuk e konsiderojnë të besueshëm qeverinë e Amerikës për zhvillimin e negociatave, pasi që Uashingtoni në mënyrë të paligjshme dhe të njëanshme ka dal nga marrëveshja bërthamore.