Trump: Bolton duhet arrestuar
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98052-trump_bolton_duhet_arrestuar
Presidenti amerikan në vazhdën e sulmeve të tij kundër ish këshilltarit të sigurisë kombëtare të shtëpisë së bardhë, deklaroi se ai duhet burgosur.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 24, 2020 03:35 Europe/Tirane
  • Trump: Bolton duhet arrestuar

Presidenti amerikan në vazhdën e sulmeve të tij kundër ish këshilltarit të sigurisë kombëtare të shtëpisë së bardhë, deklaroi se ai duhet burgosur.

Donald Trump në një mesazh në Twitter kundër ish këshilltarit të sigurisë kombëtare shkroi se John Bolton vjen nga një shtresë e ulët e shoqërisë dhe për shkak të keqpërdorimit dhe publikimit të informacioneve shumë të klasifikuara si sekrete, ai duhet arrestuar dhe burgosur dhe pasuria e tij duhet konfiskuar. Presidenti amerikan ndër të tjera shtoi se John Bolton për shkak se ishte një person i paditur nuk merrte konfirmimin e Senatit. Unë atij i dhashë mundësi por u bë e qartë se ai gënjente dhe nuk ishte efikas. Mike Pompeo sekretari amerikan i shtetit gjithashtu ka deklaruar se shkrimet e John Bolton mbi periudhën e tij si këshilltar i sigurisë kombëtare mund të krahasohen me dokumentet e zbuluara nga Eduard Snowden ish punonjës i agjencisë së sigurisë kombëtare në Amerikë.