Ish-kryeministri francez dënohet me 5 vjet burg
https://parstoday.ir/sq/news/world-i98203-ish_kryeministri_francez_dënohet_me_5_vjet_burg
Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati pamundësuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Qershor 29, 2020 18:03 Europe/Tirane
  • Ish-kryeministri francez dënohet me 5 vjet burg

Një gjykatë franceze ka dënuar të hënën ish-kryeministrin francez, Francois Fillon me pesë vjet burgim, tri prej të cilave të pezulluara, për përvetësim të fondeve publike, skandal që i pati pamundësuar garën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2017.

Kjo gjykatë ka shpallur fajtore edhe gruan e Fillonit, Penelope, për pjesëmarrjen e saj në mashtrim, nga cili ka përfituar rreth 1 milion euro për punën e saj minimale si asistente parlamentare e burrit të saj, transmeton agjencia e lajmeve, Reuters. Ajo është dënuar me tri vjet burgim të pezulluar. Gjyqtarja Nathalie Gararino, ka thënë se Fillon, 66-vjeçar ka shfrytëzuar fondet publike për të paguar gruan e tij në mënyrë disproporcionale me punën e bërë. “Zonja Fillon është punësuar në një pozitë pa angazhim”, ka thënë Gararino. Çifti Fillon do të apelojë vendimin, ka thënë avokati, Antonin Levy. Kjo i bie që ata nuk do të shkojnë në burg përpara se Gjykata e Apelit të marrë vendim.